BTP Holding | Rrjeta fasaduese
15435
page-template-default,page,page-id-15435,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-16.8,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.2,vc_responsive

Rrjeta fasaduese

Rrjeta fasaduese konsiderohet si një material që përdoret në të gjitha fazat e ndërtimit, renovimit dhe punëve përfundimtare për qëllime të ndryshme. Rrjeta përdoret për të forcuar dhe shtuar forcën në shtresën e materialit përfundimtar, për të përmirësuar ngjitjen e sipërfaqeve të llaçit dhe murit dhe për të lidhur çarjet, plasaritjet, ndarjet apo edhe nyje nëpër sipërfaqe ku ka nevojë të përdorët rrjeta. Efikasiteti i përdorimit të rrjetës fasaduese përcaktohet nga destinimi i përdorimit te saj.

 

Prodhimi i Rrjetës fasaduese termo dhe hidro izoluese për ngrohje ekologjike. Prodhimi i rrjetave fasaduese bëhet me teknologjinë më të avancuar prodhuese duke bërë kombinimin e produkteve primare të rrjetave fasaduese.

Kompania jone prodhon po ashtu rrjetë për të gjithë prodhuesit e këndeve të plastikes për elemente suvatimit për tregun kosovar dhe atë rajonal. Prodhimi i rrjetës fasaduese bëhet në bazë të certifikatës ISO 9001:2015 për Prodhim, Shitje, Distribuim dhe Eksportimin si dhe Certifikaten e Konformitetit Europian CE për Rrjeta Fasaduese të cilën e posedon kompania jonë.

Udhëzimi I aplikimit:

Sipërfaqet e murit duhet të pastrohen plotësisht, dmth sipërfaqja e aplikimit të rrjetës duhet të jetë tërësisht e pastër, shtresa e parë e materialit izolues, suvë apo laçë aplikohet fillimisht ne mënyrë të barabartë, pastaj aplikohet  rrejta fasaduese e cila zhytet tërësisht në material izolues duke shmangur rrudhat dhe pastaj duhet aplikuar shpërndarjen e materialit izolues, suvë apo laçë mbi rrjetë në gjithë sipërfaqen e saj duke u mbuluar dhe pritet te thahet plotësisht.

Specifikacioni i rrjetës:

  1. Kubëzat e Rrjetës : 4×4, 5×5 4×5
  2. Kualitet i lartë dhe çmime konkurruese
  3. Madhësia e rulit:1x50m
  4. Pesha: 90g/m2 120g, 125g/m2, 135g/ m2 , 145g/m2 160g/m2
  5. Rezistent ndaj Acideve dhe Alkalit

6.Ngjyra: e Bardhë, Kaltër, Portokalli, sipas porosisë

7.Standard:  ISO 9001:2015, CE

BTP Holding posedon të gjitha licencat shtetërore për operim ligjor dhe është e certifikuar në kuadër te Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu, kompania jonë është e Certifikuar me ISO 9001:2015 si dhe ISO 14001:2015.