BTP Holding | Riciklimi & prodhimi i vajit motorik
15437
page-template-default,page,page-id-15437,wilmer-core-2.2.2,qodef-qi--touch,qi-addons-for-elementor-1.5.3,ajax_fade,page_not_loaded,,no_animation_on_touch,qode-title-hidden,qode-theme-ver-16.8,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.2,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-15620

Riciklimi & prodhimi i vajit motorik

BTP Holding bënë grumbullimin, transportimin, riciklimin dhe prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe vajrave ushqimore të përdorura. E gjithë kjo kryhet në proces të mbyllur në sistem teknologjik të mbyllur që në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk gjeneron mbeturina.

Fabrika për prodhimin e vajrave motorike ka filluar punën që nga viti 2008, ndërsa Fabrika për riciklimin e vajrave të përdorura ka filluar të punojë që nga viti 2010. BTP është e vetmja kompani kosovare e licencuar dhe atestuar nga Ministria e Ambientit për përpunimin industrial të mbetjeve të vajrave.

BTP posedon kapacitete transportuese dhe grumbulluese, dhe duke pasur këtë parasysh ne arrijmë që t’i furnizojmë të gjithë furnitorët tanë me Fuçi Metali ( bure) me kapacitet 200L për grumbullimin e mbetjeve të vajit dhe varësisht nga kapaciteti i qarkullimit të bashkëpunëtorit tonë, ne arrijmë që me anë të Autobotesh(cisterna) të arrijmë ta bëjmë grumbullimin e vajit nga furnitorët tanë.  Kompania jonë bënë grumbullimin, transportin, riciklimin, riprodhimin, paketimin dhe distribuimin e vajit.

Grupet e vajrave që kompania jonë arrin t’i prodhojë ndahen në;

  • Vajrat motorike:- qe u dedikohen kryesisht makinerisë së lehtë dhe asaj të rëndë varësisht nga lloji dhe specifikacioni vajit.
  • Vajrat hidraulike – dhe qe u dedikohen kryesisht makinerisë së rendë varësisht nga lloji dhe specifikacioni vajit.
  • Vajrat dy taktesh – që u dedikohen kryesisht njësive motorike si Gjeneratorët e vegjël, sharrat motorike , etj