BTP Holding | Homologimi
15439
page-template-default,page,page-id-15439,wilmer-core-2.2.2,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.5.3,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-16.8,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.2,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-15620

Homologimi

Ne bazë të Udhëzim Administrativ Nr.2008/08 Për Homoligimin E Automjeteve çdo veture e importuar ne Kosove duhet të i nënshtrohet procedurave të homologimit, respektivisht automjet, testohen pajisjet qe kanë rëndësi për funksionimin e sigurt dhe ekologjik te automjetit .  Homologimi është një procedurë, me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve te veçanta te automjetit si tërësi, bazuar ne kriteret, te cilat parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatorë te një vendi.

Përmes homologimit te automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet, testohen ne disa aspekte

  • PËRPUTHSHMERIA E AUTOMJETIT,
  • SIGURIA E AUTOMJETIT,
  • EMETIMI I GASRAVE.

Të gjitha këto pajisje verifikohen bazuar në kriteret e rregulloreve ECE, direktivave EEC si dhe udhëzimit administrativ për homologimin e automjeteve nr. 02/2018 (MI) e Republikës së Kosovës.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR HOMOLOGIMIN E AUTOMJETIT:

Për të kryer proceduren e homologimit të automjetit  tuaj në Qendrën Rajonale të Homologimit të Automjeteve BTP Holding, personi fizik apo juridik duhet t’i ketë dokumentet në vijim:

  1. Letërnjoftimin origjinal për persona fizik ose certifikata e biznesit për ata juridik
  2. Librezën e automjetit në rast se automjeti është i përdorur
  3. Në rast se automjeti është i ri duhet të paraqitet CoC – Certificate of Conformity (Certifikatat e përshtatshmërisë).
  4. Në rast se doganimi i automjeti është bërë para homoligimit, duhet të paraqitet Dokumenti i Unifikuar Doganor, i njohur si DUD.

CILA ËSHTË PROCEDURA:

Hapi 1:

Paraqitja tek personeli i Qendrës Rajonale për homologim BTP Holding, respektivisht dorëzimi i dokumenteve te lartcekura

Hapi 2:

Punëtoret e qendrës kryejnë procedurat administrative në përputhje me  udhëzimin administrativ për homologimin e automjeteve nr. 02/2018 (MI)

Hapi 3:

Fillon inspektimi i automjetit i automjetit nga stafi i qendrës Homologuese BTP Holding. Pas inspektimit lënda procedohet për shqyrtim tek Zyra e inxhinierëve dhe pas konstatimit se gjithçka është në përputhshmëri me ligjet vendore dhe direktivat evropiane, automjeti kalon në fazën finale të inspektimit.

Hapi 4:

Kontrollimi teknik i veturës pre të siguruar qe vetura është teknikisht e përshtatshme për të qenë aktiv në trafik.

Hapi 5:

Nëse në të gjitha hapat e lartcekur janë në përputhje me  përputhshmëri me ligjet vendore dhe direktivat evropiane, pala pranon deklaratën e homologimi si dhe certifikatën e kontrollimit teknik dhe vetura mund të kryej procedurat e regjistrimit në Republikën e Kosovës.

Për terminë dhe kontakt me qendrën tonë të Homologimit, mund të kontaktoni direkt përmes telefonit: 049 547 547,  044 547 547