Rrjeta fasaduese konsiderohet si një material që përdoret në të gjitha fazat e ndërtimit, renovimit dhe punëve përfundimtare për qëllime të ndryshme. Rrjeta përdoret për të forcuar dhe shtuar forcën në shtresën e materialit përfundimtar, për të përmirësuar ngjitjen e sipërfaqeve të llaçit dhe murit dhe për të lidhur çarjet, plasaritjet, ndarjet apo edhe nyje nëpër sipërfaqe ku ka nevojë të përdorët rrjeta. Efikasiteti i përdorimit të rrjetës fasaduese përcaktohet nga destinimi i përdorimit te saj.
Prodhimi i Rrjetës fasaduese termo dhe hidro izoluese për ngrohje ekologjike. Prodhimi i rrjetave fasaduese bëhet me teknologjinë më të avancuar prodhuese duke bërë kombinimin e produkteve primare të rrjetave fasaduese.
Kompania jone prodhon po ashtu rrjetë për të gjithë prodhuesit e këndeve të plastikes për elemente suvatimit për tregun kosovar dhe atë rajonal. Prodhimi i rrjetës fasaduese bëhet në bazë të certifikatës ISO 9001:2015 për Prodhim, Shitje, Distribuim dhe Eksportimin si dhe Certifikaten e Konformitetit Europian CE për Rrjeta Fasaduese të cilën e posedon kompania jonë.
Udhëzimi I aplikimit:
Sipërfaqet e murit duhet të pastrohen plotësisht, dmth sipërfaqja e aplikimit të rrjetës duhet të jetë tërësisht e pastër, shtresa e parë e materialit izolues, suvë apo laçë aplikohet fillimisht ne mënyrë të barabartë, pastaj aplikohet rrejta fasaduese e cila zhytet tërësisht në material izolues duke shmangur rrudhat dhe pastaj duhet aplikuar shpërndarjen e materialit izolues, suvë apo laçë mbi rrjetë në gjithë sipërfaqen e saj duke u mbuluar dhe pritet te thahet plotësisht.
Specifikacioni i rrjetës:
6.Ngjyra: e Bardhë, Kaltër, Portokalli, sipas porosisë
7.Standard: ISO 9001:2015, CE
BTP Holding posedon të gjitha licencat shtetërore për operim ligjor dhe është e certifikuar në kuadër te Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu, kompania jonë është e Certifikuar me ISO 9001:2015 si dhe ISO 14001:2015.