Ne bazë të Udhëzim Administrativ Nr.2008/08 Për Homoligimin E Automjeteve çdo veture e importuar ne Kosove duhet të i nënshtrohet procedurave të homologimit, respektivisht automjet, testohen pajisjet qe kanë rëndësi për funksionimin e sigurt dhe ekologjik te automjetit . Homologimi është një procedurë, me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve te veçanta te automjetit si tërësi, bazuar ne kriteret, te cilat parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatorë te një vendi.
Përmes homologimit te automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet, testohen ne disa aspekte
Të gjitha këto pajisje verifikohen bazuar në kriteret e rregulloreve ECE, direktivave EEC si dhe udhëzimit administrativ për homologimin e automjeteve nr. 02/2018 (MI) e Republikës së Kosovës.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR HOMOLOGIMIN E AUTOMJETIT:
Për të kryer proceduren e homologimit të automjetit tuaj në Qendrën Rajonale të Homologimit të Automjeteve BTP Holding, personi fizik apo juridik duhet t’i ketë dokumentet në vijim:
CILA ËSHTË PROCEDURA:
Hapi 1:
Paraqitja tek personeli i Qendrës Rajonale për homologim BTP Holding, respektivisht dorëzimi i dokumenteve te lartcekura
Hapi 2:
Punëtoret e qendrës kryejnë procedurat administrative në përputhje me udhëzimin administrativ për homologimin e automjeteve nr. 02/2018 (MI)
Hapi 3:
Fillon inspektimi i automjetit i automjetit nga stafi i qendrës Homologuese BTP Holding. Pas inspektimit lënda procedohet për shqyrtim tek Zyra e inxhinierëve dhe pas konstatimit se gjithçka është në përputhshmëri me ligjet vendore dhe direktivat evropiane, automjeti kalon në fazën finale të inspektimit.
Hapi 4:
Kontrollimi teknik i veturës pre të siguruar qe vetura është teknikisht e përshtatshme për të qenë aktiv në trafik.
Hapi 5:
Nëse në të gjitha hapat e lartcekur janë në përputhje me përputhshmëri me ligjet vendore dhe direktivat evropiane, pala pranon deklaratën e homologimi si dhe certifikatën e kontrollimit teknik dhe vetura mund të kryej procedurat e regjistrimit në Republikën e Kosovës.
Për terminë dhe kontakt me qendrën tonë të Homologimit, mund të kontaktoni direkt përmes telefonit: 049 547 547, 044 547 547