Rreth nesh

BTP Holding sh.p.k është themeluar në vitin 1989 dhe ka arritur t‘i zhvillojë sektorët e saj të biznesit në prodhim dhe tregti gjatë dekadave të fundit. Misioni BTP është që të ofrojë shërbime profesionale dhe të prodhimit në sektorë të ndryshëm të tilla si sektori mjedisor nëpërmjet “Fabrikës për riciklimin e vajrave motorike”, në Sektorin e Zhvillimit përmes njësisë së saj të Ndërtimit, në sektorin e shërbimeve përmes Qendrave të Kontrollimeve teknike dhe përmes çështjet mjedisore përmes Fabrikës se prodhimit te Rrjetës fasaduese dhe termo – hidro izoluese për ngrohje ekologjike.

Dikur një kompani e vogël, BTP holding sot është lider në tregun kosovar, në fushën e prodhimit Rrjetës fasaduese dhe termo dhe hidro izoluese për ngrohje ekologjike pasi që kjo është fabrika e vetme e licencuar me standarde ndërkombëtare të cilësisë ISO 2008/9001 që vepron në Kosovë.

Deri me tash kompania jonë ka investuar një pjesë të madhe të kapitalit financiar në makineri të prodhimit dhe riprodhimit të kapaciteteve në mënyrë që të arrihen objektivat e sotme. Aktualisht kompania jonë vepron në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan etj.

MISIONI & VIZIONI

Misioni i BTP Holding është te ofrojë këshilla afariste, shërbime cilësore dhe produkte profesionale për zgjedhje afatgjata dhe ideale

Vizioni i BTP Holding është zhvillimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve tona prodhuese e shërbyese dhe zgjerimi i rrjetit të bashkëpunëtoreve profesional në mënyrë që të ofrojë shërbime edhe më të avancuara teknologjike të orientuara drejt zgjedhjeve praktike për klientët.

FILOZOFIA E BIZNESIT

Kompania BTP HOLDING beson se do të jetë e suksesshme, vetëm atëherë kur klientët janë të kënaqur me shërbimet tona dhe se suksesi i kompanisë tonë është meritë e stafit profesional dhe vizionit zhvillimor të menaxhmentit të kompanisë. Ne inkurajojmë bashkëpunimin dhe komunikimin me partner vendor dhe ndërkombëtar dhe punën e mirë ndaj klientëve të sajë ku rritja e kompanisë është drejtpërdrejt e ndërlidhur me angazhimin tonë dhe kërkesën e tregut për shërbimet dhe produktet tona.

CERTIFIKATAT

BTP Holding posedon të gjitha licencat shtetërore për operim ligjor dhe është e certifikuar në kuadër te Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu, kompania jonë është e Certifikuar me ISO 2008/9001 Certifikatën e kualitetit për prodhime cilësore për sektorin e Riciklimit dhe Prodhimit të vajrave motorike po ashtu posedon ISO 2008/9001 për Prodhim, Shitje, Distribuimin dhe Eksportimin e Rrjetave fasaduese. Po ashtu kompani jonë është e pajisur me të gjitha certifikatat në përputhje me një mori ligjesh të Republikës së Kosovës si:

– Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,
– Ligji i ujërave,
– Ligji për Mbrojtjen e Ajrit,
– Ligji për Parandalimin e Integruar dhe Kontrolli i ndotjes së mjedisit,
– Ligji Menaxhimi i mbeturinave
– Ligji për Paketimi dhe paketimi i mbetjeve
– Ligji për planifikim dhe ndërtim
– Ligji për mbrojtjen nga zjarri
– Ligji për kimikate
– Matjet periodike nga burimet stacionare- Instituti Inkos
– Kualiteti i ujërave nëntokësor- Instituti i shëndetit publik
– Kualiteti i ujërave te ndotur – Instituti Inkos
– Udhëzimi Administrativ për formën dhe përmbajtjen e aplikacionit për leje të integruar
– Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit
– BREF -dokumenti për TMM për Industrinë e energjetikes-Rafineritë e vajgurit dhe mineraleve
– Niveli i zhurmave – Instituti Inkos