PRODHIMI I VAJIT

BTP Holding nga Vushtrria merret me prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimi) e vajrave të përdorura, dhe e gjithë kjo kryhet në proces të mbyllur në sistem teknologjik të mbyllur që në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk gjeneron mbeturina. Për prodhimin e vajrave motorike dhe industriale, si lëndë e parë përdoret vaji i papërpunuar me të cilin furnizohemi nga Hungaria dhe Kroacia si dhe nga rafineritë në rajon, kurse furnizimi me mbetjet e vajrave bëhet nga KEK-u, objektet e tjera industriale, autoserviset e ndryshme dhe qendra tjera për grumbullimin e mbetjeve të vajit.

Fabrika për prodhimin e vajrave motorike ka filluar punën që nga viti 2008, ndërsa Fabrika për riciklimin e vajrave të përdorura ka filluar të punojë që nga viti 2010. BTP është e vetmja kompani kosovare e licencuar dhe atestuar nga Ministria e Ambientit për përpunimin industrial të mbetjeve të vajrave (vajrave të djegura). Po ashtu kompania posedon Certifikatën ISO 9001/2008 për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve të vajrave.

Momentalisht kapaciteti i impiantit tonë është 4000 litra vajra motorike dhe industriale në një cikël.

NDIKIMI MJEDISOR I PROJEKTIT

Ajri

Ndikimet te rëndësishme të emisioneve ne ajër janë si rezultat i procesit teknologjik të prodhimit të vajrave motorike dhe industriale, gazrat që lirohen si produkt i naftës në hapësirat e kalldasë, gjatë djegies së naftës për ngrohjen e vajit termik, gazrat që lirohen nga automjetet transportuese për transportimin e vajrave të përdorura dhe mbetjeve të vajrave, transportimin e produkteve finale si: grimat, NOx, SO2 dhe CO. Këto emisione burojnë pjesërisht prej zbërthimeve fiziko–kimike të lëndës së parë dhe pjesërisht  prej procesit të djegies së lëndës djegëse .Pluhuri transient (fluturues) – kryesisht shkaktohet nga depot e lëndës së parë si dhe nga trafiku i brendshëm i fabrikës. Ky emision është shumë vështirë të matet, por përmes shfrytëzimit të depozitave të mbyllura dhe pastrimin e rregullt të rrugëve dhe spërkatjen e tyre me ujë këto emisione reduktohen.

Oksidet e Azotit (NOx) – Emisionet e NOx kryesisht paraqiten si rezultat i proceseve të djegies jo të mirë të lëndës djegëse në procesin e prodhimit të vajrave motorike dhe industriale në impiant e shumë pak si NOx nga lëndët djegëse. Masat primare aplikohen në fabrikë në procesin e optimalizimit të parametrave operues të kalldasë, dhe instalimin brenerit me NOx të ulët.

Dioksidi i Sulfurit(SO2) – Emisionet e SO2 – shit në impiant për prodhimin e vajrave motorike dhe industriale paraqiten si rezultat i prezencës së sulfurit në lëndën e parë dhe prezencën e sulfurit në lëndën djegëse e cili emitohet në atmosferë. Si hap i parë me qëllim të kontrollit të emisioneve te SO2 është përmes selektimit dhe analizave të kontrollit të cilësisë së lëndëve të para dhe lëndëve djegëse, kompozimeve organike te avullueshme (VOC). Emetimet VOC nga rafineritë janë identifikuar më shumë si një çështje globale, sepse emisionet VOC në këtë sektor vijnë nga emisionet difuzive. Emetimet e grimcave vijnë nga sistemi energjetik pra nga lënda djegëse. Monoksidi i karbonit (CO)- vjen nga djegia jo e plot e lëndës djegëse.

NDOTJA E UJIT

Rreziku më potencial për ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore nga objektet e fabrikës për prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura mbeturinë është nëse vije deri te shpërthimet e rezervuarëve me lëndë të parë (vajin bazë), naftës, të vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre dhe produkteve finale të tyre të vendosura mbi tokë dhe në hapësirat ku realizohet procesi teknologjik. Gjithashtu, ekziston mundësia e derdhjes së lëndës së parë (vajit bazë), naftës, të vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre dhe produkteve finale gjatë mbushjes dhe zbrazjes së rezervuarëve. Pastaj gjatë funksionimit të fabrikës për prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre nga mundësia e derdhjes së lëndës së parë (vajit bazë), naftës, të vajrave të përdorura mbeturinë dhe produkteve finale në sipërfaqet e hapësirave prodhuese, në hapësirat e stacionit të pompave të cilat nevojiten për realizimin e procesit dhe mbushjen e zbrazjen e rezervuarëve.

Ndikime negative në ujë shkaktohen nga derivatet dhe vajrat e ndryshme të cilat derdhen në tokë nga makinat transportuese që nevojiten për transportin e lëndës së parë (vajit bazë), naftës, të vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre dhe produkteve finale të tyre, të cekura më lartë, me derdhjen e tyre në tokë ndikojnë në ndotjen e ujërave sipërfaqësore me rastin e të reshurave atmosferike. Ndotja e ujërave ndodhë me rastin e larjes dhe dezinfektimit të pajisjeve të punës dhe hapësirave operacionale gjatë realizimit të proceseve teknologjike për prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura mbeturinë. Ndikimet tjera negative në ujë janë nga mbeturinat e lëngëta të cilat shkarkohen nga derdhja e ujërave të ndotura me vajra dhe detergjente të përdorura në kuzhinë dhe lavatriqet e ndryshme, nga derdhja e ujërave të zeza nga larja e platosë së autoparkingut, etj.

TOKA –NDOTJA E DHEUT

Mund të ndodhë nga derdhjet e lëndës së parë (vaji bazë),vajrat e përdorura dhe mbetjet e tyre dhe produkteve finale në sipërfaqet operacionale, derdhja nga mjetet transportuese, mjetet deponuese (rezervuarët) dhe stacioni i pompave për pranim dhe dërgim të lëndës së parë (vaji bazë), vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre, dhe produkteve finale të tyre. Gjithashtu, ndotja ndodhë si pasojë e sedimentimit të ndotjeve që vijnë përmes ujërave sipërfaqësore nga sipërfaqet e hapësirave punuese dhe nga fundërrimi i komponentëve ndotëse nga ajri, kjo ndotje njihet si ndotje sistematike e dheut gjatë operimit të fabrikës për prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre, pastaj ndotjet aksidentale të dheut si pasojë e avarive të mëdha apo të vogla të pajisjeve, mirëpo nuk kemi ndotje të tokës nga industria e Vajrave motorike

MBETURINAT

Gjatë prodhimit të vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura nuk kemi mbeturina të prodhuara, ato janë kryesisht mbetje të materialit të parë të cilat mundë të riciklohen, ndërsa mbeturinat e ashtuquajtura komunale deponohen në kontejner dhe pastaj barten me kamionë nga kompanitë e licencuar, të cilat i dërgojnë në deponitë regjionale për trajtim të mbeturinave .

Zhurma

Zhurma dhe vibrimet nga prodhimi i vajrave motorike, industriale dhe përpunimi (riciklimin) i vajrave të përdorura nuk mund të shkaktojnë ndikim të madh në lokalitetin për rreth ngase është bërë investim mjaft i madh në pajisje për prodhim sipas standardeve për teknologji moderne. Zhurma vjen nga procesi teknologjik i procesit të riciklimit të vajrave të përdorura, nga funksioni i motorëve dhe makinerisë punuese dhe gjeneratorit.

Pengesa natyrale kundër zhurmës siç janë objektet administrative, muret, drunjtë dhe shkurret shfrytëzohen në këtë fabrikë me qëllim të reduktimit të emisioneve të zhurmave.

RREZIKU NGA AKSIDENTET

Në fabrikën për prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura, incidente me ndikim të madh në mjedis nuk mundë të ndodhin, për shkak të natyrës së prodhimtarisë (kontrollit të çdo substance të rrezikshme gjatë përdorimit të lëndëve djegëse). Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë aksidenti si: shpërthimet e rezervuarëve me lëndë të parë (vajin bazë), naftës, të vajrave të përdorura mbeturinë dhe produkteve finale të tyre të vendosura mbi tokë dhe në hapësirat ku realizohet procesi teknologjik.

Gjithashtu ekziston mundësia e derdhjes së lëndës së parë (vajit bazë), naftës, të vajrave të përdorura dhe produkteve finale gjatë mbushjes dhe zbrazjes së rezervuarëve. Pastaj gjatë funksionimit të fabrikës për prodhimin e vajrave motorike, industriale dhe përpunimin (riciklimin) e vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre nga mundësia e derdhjes së lëndës së parë (vajit bazë), naftës, të vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre dhe produkteve finale në sipërfaqet e hapësirave prodhuese, në hapësirat e stacionit të pompave të cilat nevojiten për realizimin e procesit dhe mbushjen e zbrazjen e rezervuarëve,nga derdhja e derivateve dhe vajrat e ndryshme të cilat derdhen në tokë nga makinat transportuese që nevojiten për transportin e lëndës së parë (vajit bazë), naftës, të vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre dhe produkteve finale

PËRSHKRIM I SHKURTËR I AKTIVITETIT LIDHUR ME PLANIN E RECIKLIMIT

Procesi i përfitimit të vajrave motorike, industriale dhe përpunimi (riciklimi) i vajrave të përdorura dhe mbetjeve të tyre është i bazuar në disa faza, aktivitetet e të cilave janë pjesë e procesit të përbashkët në të cilin përfshihen:

– Furnizimi me lende te pare (baza e vajit)
– Vaji i përdorur (mbeturine)
– Përgatitja e lëndës së parë dhe deponimi
– Përzierja
– Prodhimi i vajrave motorike dhe industriale
– Paketimi dhe distribuimi

GRUMBULLIMI & SHITJA

Grumbullimi

BTP posedon kapacitete transportuese dhe grumbulluese, dhe duke pasur këtë parasysh ne arrijmë që t’i furnizojmë të gjithë furnitorët tanë me Fuçi Metali ( Voza) me kapacitet 200L për grumbullimin e mbetjeve të vajit dhe varësisht nga kapaciteti i qarkullimit të bashkëpunëtorit tonë, ne arrijmë që me anë të Autobotesh(cisterna) të arrijmë ta bëjmë grumbullimin e vajit nga furnitorët tanë.

Kompania jonë bënë grumbullimin, transportin, riciklimin, riprodhimin, paketimin dhe distribuimin e vajit.

Mënyra se si është organizuar ky sistem i grumbullimit është se në një rajon të caktuar kemi disa pika dhe nga ato pika vazhdimisht jemi në kontakt në mënyrë që të planifikojmë sasinë mujore të mundshme për grumbullim. Pasi qe furnitorët tanë kanë bërë grumbullimin në sasi të mjaftueshme, ne bëjmë grumbullimin e vajit me mjete adekuate transportuese deri tek rafineria jonë ku edhe fillon procesi teknologjik i riciklimit.

Ne bëjmë blerjen e litrës së mbetjeve të vajit nga 0.10€/cent deri 0.25€/cent varësisht nga sasia, cilësia, lokacioni etj.

Pasi që vaji të jetë ricikluar (shih me poshtë procesin teknologjike) vaji klasifikohet për çfarë destinimi dhe prodhohet vaji i ri i përdorshëm për makineri të caktuar në bazë të parametrave kimike ku edhe arrin të  paketohet në grupe të veçanta, në ambalazhin adekuat

.

Grupet e vajrave që kompania jonë arrin t’i prodhojë ndahen në;

– Vajrat motorike:- qe u dedikohen kryesisht makinerisë së lehtë dhe asaj të rëndë varësisht nga lloji dhe specifikacioni vajit.
– Vajrat dy taktesh – që u dedikohen kryesisht njësive motorike si Gjeneratorët e vegjël, sharrat motorike , etj
– Vajrat hidraulike – dhe qe u dedikohen kryesisht makinerisë së rendë varësisht nga lloji dhe specifikacioni vajit.

Shitja

Shitja e vajit të prodhuar bëhet kryesisht nëpër pikat furnizuese me karburante dhe çmimi i vajit tonë në tregun kosovar del me çmim prej 2.50 cent/L – 5 cent/L dhe dedikohet kryesisht për veturat që janë më të vjetra se 10 vite, që kryesisht këto vetura përbejnë më shumë se 70% të mjeteve motorike në rrugët e Kosovës. Shitja bëhet nga personeli i kompanisë tonë i dedikuar për ketë punë. Momentalisht kemi më shumë se 70 pika shitëse ku janë prezentë produktet tona.