Banesat në Prishtinë

29.000 m²

13330874_134303253642535_8910776704234433415_n

Kontakt: Fidan Hasani

+377 44 494 494

Banesat në Gjilan

6.600 m²

4

Kontakt: Z. Bujar Hasani

+377 44 111 223

Plani i banesave - Prishtinë

Plani i banesave - Gjilan

NDËRTIMI

Projektet tona shtrihen në qytetin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, të gjitha komplekset tona ndërtohen në zona të urbanizuara të qyteteve përkatëse dhe të gjitha ndërtohen konform lejeve të ndërtimit dhe standardeve më të larta të ndërtimit

Projektimi dhe ndërtimi bëhet nga ekipi profesionist dhe një ekip i madh i arkitektëve dhe inxhinierëve. Të gjitha materialet e përdorura përzgjidhen me kujdes duke përdorur vetëm klasin e parë dhe dizajne moderne të kohës.

BTP holding ofron kontrata afatgjata deri në 15 vjet, duke ju garantuar bashkëpunim afatgjatë. Objektet tona janë te organizuara në blloqe banimi dhe kanë 24h furnizim elektrik dhe furnizim me ujë të pijshëm. Ndërtimet tona bëhen në pjesët më të bukura të Prishtinës dhe Gjilanit, por larg pluhurit dhe zhurmës. Për rreth të gjitha komplekseve tona është paraparë ndërtimi i vendparkimeve të jashtme, i zonave gjelbëruese  si dhe këndeve për lodra fëmijësh, që do të kontribuojnë që kompleksi të merr të gjitha atributet e një lagjeje rezidenciale.

BTP holding fillimisht ka filluar këtë veprimtari në Mitrovicë me 3 objekte afariste dhe hapësira banimi 25.000 m2  duke vazhduar me ndërtimin e një blloku banimi në Gjilan me hapësire deri në 6000m2,  dhe pastaj duke vazhduar me ndërtimin e blloqeve të banimit në lagjen e Spitalit në Prishtinë te organizuara në hapësirën prej rreth 40.000 m2.

BTP Holding ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të banesës. Metodologjia e pagesave nga ana e klientit është e përshtatur sipas mundësive financiare të blerësit kur në rastin e kontraktimit bëhet pagesa prej  30% ndërsa pjesa tjetër e ndarë me këste sipas marrëveshjes dhe mundësive të klientit të cilat duhet të përfundojnë me rastin e dorëzimi të çelësave.

BTP Holding ofron shitjen e banesave në Prishtinë, Lagja e Spitalit në Prishtine dhe në Qendër të qytetit në Gjilan. BTP Holding  ka marrëveshje me NLB Bankë me 4.9% kamate vjetore nëse kredia është më e gjatë se 5 vite.

BTP Holding ofron shitjen e banesave me këste përmes NLB bankës pa kamatë deri në 60 muaj, përmes kredisë bankare të ofruar si rezultat i marrëveshjes mes BTP Holding dhe NLB Bankë.

BTP holding ofron çmime atraktive për të gjithë klientët të cilët janë të interesuar dhe kanë mundësi financiare të paguajnë me para të gatshme në momentin e nënshkrimit të kontratës. Blerësi potencial do të gëzoj çmime te volitshme.

BTP ofron ofertën e njëjtë edhe për kosovarët që jetojnë në diasporë.